Standardi i gjuhës shqipe i vendosur në 1972, Lafe: Nuk duhet prekur, ata që i thonë enverist i bëjnë nder diktatorit

schedule21:48 - 8 Nëntor, 2022

schedule 21:48 - 8 Nëntor, 2022

Në “Log” me Endri Xhafon në ABC po diskutohet mbrëmjen e së martës për standardin e gjuhës shqipe që është vendosur në Kongresin të Drejtshkrimit të vitit 1972 dhe nëse duhet që ky standart të ndryshohet, për t’u përshtatur realitetin e sotëm.

Për profesorin Emil Lafe, i cili ka qenë delegat në Kongresin e Gjuhës Shqipe, standardi nuk duhet prekur, edhe pse është vendosur shumë vite më parë.

Sipas tij, ata që e cilësojnë si enversit standardin e vendosur në vitin 1972, i bëjnë nder diktatorit pasi “ai nuk kishte asnjë meritë.”

“Cilësimi enversit është prej atyre që mendojnë se këtë gjuhë standarde qe kemi sot e paska vendosur Ever Hoxha. I bëjnë një nder të pamerituar. Ai nuk ka ndonjë meritë, gjuha është një krimin kolektiv. Pas Luftës së Dytë Botërore, forma letrare e mbështetur në dialektin e toskërishtes mori një mbështetje më të madhe, u bë shkallë shkallë, duke përthithur elementë edhe nga gegnishtja, duke u bërë standartja që është sot.”

Lafe thotë se standardi i gjuhës shqipe nuk duhet prekur pasi “gjuha nuk është krijim I komisioneve, por një krijim shoqëror. Kongresi, sipas tij, nuk e vendosi standardin, por e sanksionoi.

“Nuk duhet prekur në asnjë mënyrë…Gjuhën nuk e bëjmë disa njerëz, e të vendosin, ta bëjmë kështu apo ashtu. Nuk u vendos standard, Kongresi e sanksionoi. Që do të thotë, kjo që kemi është e mirë, do ta mbajmë, do ta përmirësojnë, zhvillojmë. Nuk ka standard të Kongresit të Drejtshkrimit, pra të krijuara ty, atë formë gjuhësore që ishte gjuha letrare shqipe në atë kohë, ajo formë u zhvillua edhe më shumë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!