Në Stamboll votohet sërish për kryetarin e ri të bashkisë, pasi qeveria turke nuk pranoi fotoren e opozitës pas 15 viteve nën kontrollin e partisë së presidentit Erdoan. Zgjedhjet e së dielës kanë marrë një domethënie shumë të madhe.
Këtë të dielë votohet sërish në Stamboll për zgjedhjet lokale, pasi autoritetet shmangën një fitore të opozitës që i dha fund 15 viteve të kontrollit nga partia AKP e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Kandidati i partisë opozitare, Ekrem Imamoglu, iu rikthye fushatës.
Mesazhi i tij për të kapërcyer ndarjen e thellë politike të Turqisë që i siguroi atij fitoren në muajin mars, është tashmë i gërshetuar me demokracinë.
Fitorja Imamoglu u shmang nga autoritetet zgjedhore bazuar mbi një detaj teknik – për shkak të mosplotësimit të kritereve nga disa zyrtarë të qendrave të votimit.
Me një nga tre të rinjtë e Stambollit të papunë, në një qytet të goditur rëndë nga ngadalësimi ekonomik, është ekonomia që ka më shumë për rëndësinë për shumicën e mbështetësve të Imamoglu.
Kandidati i partisë AKP, Binali Yildirim, shmang ekonominë dhe fokusohet tek pretendimi se iu vodhën votat e muajit mars. Yildirim është duke zhvilluar fushatë në zonat që e mbështesin, duke synuar gjallërimin e bazës rreth mesazhit për mbrojtjen e demokracisë.
Stambolli përfaqëson një të tretën e ekonomisë turke dhe një buxhet prej 8 miliardë dollarësh. Rëndësia e votimeve të së dielës është e lartë. Siç thotë një thënie turke “kush kontrollon Stambollin, kontrollon Turqinë”.
Me një lëvizje të minutës së fundit, Presidenti Recep Tayyip Erdogan, është rishfaqur në fushatë, pasi anketimet tregonin për një humbje të thellë të kandidatit të tij. Një sinjal se zgjedhjet në Stamboll mund të përcaktojnë edhe për të ardhmen e tij, dhe jo vetëm për të ardhmen e qytetit./ABC News Albania 24/7