“Stallë lopësh, jo shkollë,” protestojnë prindërit e nxënësve në fshatin Shëngjergj të Maliqit

schedule15:57 - 4 Nëntor, 2021

schedule 15:57 - 4 Nëntor, 2021

“Stallë lopësh, jo shkollë!”

Në këtë shkollë të shkatërruar mësojnë 59 fëmijë të fshatit Shëngjergj të Maliqit. Tavani rrezikon t’u bjerë në kokë, dyert dhe dritaret janë të amortzuara.

“Është me xhama të thyer, tavani është i plasaritur,” thotë një nxënës.

“Nuk është e rregullt janë të prishura muret e çara dhe bankat janë të shkatërruara. Uji vjen ndonjëherë i pisët.”

Prindërit e tyre kanë dalë në protestë. Ata thonë se godina që ngjason një haur duhet të restaurohet sa më parë.

“Kur më erdhi vajza me këmbët e lagura kjo s’quhet shkollë është si haur për bagëtitë. Se ç’bie jashtë futet brenda. Unë do ta heq fare fëmijët që këtu. Është bërë problem dhe më përpara dhe nuk është rregulluar asnjëherë.”

“Nuk është shkollë kjo as ujë asgjë s’ka. Ju japim dru që në mëngjes se s’ka shkolla,” thotë një prind tjetër.

ABC u interesua pranë Bashkisë së Maliqit dhe nënkryetari, Eridjon Rustemi, sqaroi se para fillimit të vitit shkollor prindërve ju është kërkuar të dërgonin fëmijët në një shkollë tjetër vetëm 1 km larg fshatit, por nuk kanë pranuar. Ai bën të ditur se kanë gati një projekt për rikonstruksionin e shkollës së fshatit Shëngjergj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!