Pastruesit në selinë e Twitter-it në San Francisko i kanë thënë BBC-së se janë pushuar puna dhe nuk janë paguar.
Njëri prej tyre i tha BBC-së se një anëtar i ekipit të Elon Musk kishte thënë se punët e tyre do të zëvendësoheshin me robotë.
Një senator i shtetit të Kalifornisë tha se Musk po e trajtonte ish-stafit “si mbeturina”.
Avokati i qytetit të San Franciskos, David Chiu, tha se po heton nëse Musk ka shkelur ligjin. Twitter nuk i është përgjigjur një kërkese të BBC për koment.
“Elon Musk ka pasur një histori të gjatë të shkeljes së ligjeve të punës”, tha Chiu për BBC.
“Ndonëse nuk jam i befasuar që ndodhi, ndiej për këta punëtorë. Ne do ta shqyrtojmë këtë më tej.”
BBC foli me katër pastruese që thonë se u pushuan nga Twitter të hënën.
Adrianna Villarreal, e cila ka punuar për Twitter për katër vjet, tha se tani është e shqetësuar se nuk do të ketë para të mjaftueshme për të ushqyer familjen e saj gjatë Krishtlindjeve.
“Është një gjë e trishtueshme dhe frustruese për familjet dhe fëmijët tanë”, tha ajo.
Pastruesit po punonin në Twitter javën e kaluar derisa u tha se puna e tyre ishte në rrezik.
Olga Miranda, presidente e sindikatës së pastruesve, tha se ata organizuan një grevë të hënën për të protestuar. Më pas, pastruesve iu tha se ishin pushuar nga puna menjëherë, thotë ajo.
“Ata e bënë këtë tre javë para Krishtlindjeve,” tha ajo. “Unë mendoj se ne u pushuam sepse jemi një sindikatë.”
Julio Alvarado ka punuar si pastrues për 10 vite në Twitter. Ai thotë se mjedisi ka qenë gjithmonë miqësor gjatë kohës së tij atje.
Por ai thotë se gjërat ndryshuan kur Elon Musk u bë drejtori i Twitter në tetor.
“Njerëzit punonin pa shqetësime,” tha ai për BBC. “Tani kemi frikë”.
Që kur Musk bleu kompaninë, Alvarado thotë se ai shoqërohej nga sigurimi privat teksa pastronte pjesë të zyrës.
Ai gjithashtu thotë se i ishte thënë nga dikush nga ekipi i Musk se puna e tij do të ishte e vjetëruar së shpejti gjithsesi sepse robotët përfundimisht do të zëvendësonin pastruesit njerëzorë. /abcnews.al