Në shumë vende të botës tashmë ka filluar lehtësimi i masave anti Covid dhe kthimi në jetën normale. Në Britani duket se stafi në një cerdhe kanë vendosuar që gjatë qëndrimit në cerdhe të mos mbajnë maska pasi janë të frikshme për fëmijët.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se në një çerdhe në Londër, Anne Sheldon, e cila drejton shkollën parashkollore në Londër konkretisht në Wandersëorth, i testoi maskat me fëmijët e vegjël të punëtorëve dhe foshnjat, ndërsa përgatiteshin të rihapnin klasat nga 1 qershori.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se kur punojmë me fëmijët e vegjël, shprehjet tona të fytyrës janë shumë të rëndësishme.
“Është shumë e rëndësishme që fëmijët të shohin se si lëviz goja për shkak të komunikimit, sepse mësojnë të flasin duke kopjuar. Ne kemi menduar t’i vendosim maskat derisa e kuptuam që fëmijët i shohin të frikshme”, ka thënë ajo./abcnews.al