Stafi i Boris Johnson akuzohet se ka marrë pjesë në dy festa të tjera të organizuara në kryeministri

schedule05:15 - 14 Janar, 2022

schedule 05:15 - 14 Janar, 2022

Stafi i Downing Street është akuzuar se ka mbajtur dy festa largimi në kryeministri në prag të funeralit të Dukës së Edinburgut. “The Telegraph” raportoi se në festa morën pjesë rreth 30 persona që konsumuan alkool dhe kërcyen deri në orët e para të mëngjesit. Kufizimet në atë kohë ndalonin përzierjen në ambiente të brendshme midis familjeve të ndryshme.

Një zëdhënëse konfirmoi se ish-drejtori i komunikimit i Boris Johnson, James Slack, “ka mbajtur një fjalim lamtumire” për të falënderuar kolegët përpara marrjes së një roli të ri si zëvendësredaktor i gazetës “The Sun”. Kryeministri nuk ka qënë në asnjë nga festat, për shkak se po kalonte fundjavën në pronën e tij në fshatin Chequers raporton “BBC”. Boris Johnson , ndërkohë që u bë zbulimi i këtyre fakteve po përballet me tërbimin e partisë së tij për pjesëmarrjen e tij në një mbledhje me pije në kopshtin e Downing Street gjatë bllokimit të pare.

Sipas “The Telegraph”, festa e largimit të Slack përkoi dhe me një tjetër festë në bodrumin e kryeministrisë për një nga fotografët personalë të kryeministrit. Gazeta tha se stafi u dërgua në një dyqan aty pranë me një valixhe, e cila u kthye e “mbushur me shishe verë”. Më pas thuhet se të dyja palët janë bashkuar në kopshtin e kryeministrisë dhe kanë vazhduar festën pas mesnatës.

Në atë kohë, Anglia ishte nën kufizimet e “hapit të dytë” që përcaktonte se njerëzit nuk mund të shoqëroheshin në ambiente të mbyllura, përveç atyre nga familja e tyre. Njerëzit mund të shoqëroheshin jashtë në grupe deri në gjashtë persona ose dy familje. Kufizime të tjera në atë kohë përfshinin pijet dhe restorantet që lejoheshin t’u shërbenin klientëve vetëm jashtë.

Nënkryetarja e laburistëve, Angela Rayner, tha se “përgjegjësia bie me kryeministrin” për “kulturën dhe sjelljet” brenda kryeministrisë. Udhëheqësi i Liberal Demokratëve, Sir Ed Davey përsëriti gjithashtu thirrjet që kryeministri të jepte dorëheqjen dhe numri i partive që kërkojnë dorëheqjen e tij po rritet. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!