Stafi i ambasadës ruse në Irlandë “ngrin” së ftohti, kompanitë vendase refuzojnë t’u shesin karburant

schedule12:06 - 5 Prill, 2022

schedule 12:06 - 5 Prill, 2022

Ambasadës ruse në Irlandë po i mbaron karburanti për ngrohje dhe ujë të nxehtë por kompanitë irlandeze kanë refuzuar që t’i dërgojnë furnizime.

Kjo ka bërë që ambasada t’i drejtohet me një letër departamentit të Ministrit të Punëve të Jashtme Simon Coveney ndërsa i kërkoi qeverisë që të ndërhyjë përpara se rezervat e tyre të kenë përfunduar.

Në një letër të parë nga Irish Mirror, rusët, për ironi një nga eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë përpara pushtimit të Ukrainës, kanë kërkuar që Punët e Jashtme të “ndërhyjnë në këtë rast qartësisht diskriminues”.

 “Ambasada po është në vështirësi sepse askush nuk dëshiron të bëjë biznes me ta si rezultat i asaj që po ndodh në Ukrainë. Nuk janë vetëm disa kompani nafte me të cilat kanë probleme, por edhe bankat dhe shumë biznese të tjera.”

Po ashtu, raportohet se Banka e Irlandës ka vendosur të pezullojë llogaritë e tyre me Ambasadën Ruse në Irlandë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!