“Staf i ri”, goditet çerdhja e prostitucionit te “5 Maji”

schedule14:19 - 15 Prill, 2022

schedule 14:19 - 15 Prill, 2022

Pronari i  një biznesi  në Tiranë është arrestuar, pasi shfrytëzonte qendrën e masazheve për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.

Ardit Buci 29 vjeç, administrator i qendrës së masazheve “Tulip” në rrugën “5 Maji” akuzohet për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja E. M., 37 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”, e cila punonte në qendrën e masazheve “Tulip”.

Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë ambient ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!