Futbolli është në zi pas lajmit të djeshëm se Diego Armando Maradona ndërroi jetë. Homazhet dhe mesazhet drejt tij ishin të panumërta, ku nuk munguan as në qytetin e Napolit. Shumë njerëz u mblodhën në stadiumin “San Paolo” për nder të ish-kapitenit të tyre, i cili i udhëhoqi ata në dy titujt e vetëm që kanë në historinë e tyre.
Intitoliamo lo Stadio San Paolo a Diego Armando Maradona!!!
— Luigi de Magistris (@demagistris) November 25, 2020
Nuk mungoi as një koment nga Kryetari i Bashkisë së Napolit, Luigi De Magistri, i cili kërkon ndryshimin e emrit të stadiumit. “Ne do ta riemërtojmë stadiumin “San Paolo” në nder të Diego Armando Maradonës”, shkruan italiani në “Twitter”. Ndërsa Presidenti i klubit napoletan ka një tjetër ide dhe mendon se mund ta quajnë “San Paolo-Maradona”.
Një gjest shumë i bukur për të ndjerin erdhi dhe nga klubi i tij i fëmijërisë, Boca Juniors. Drejtuesit vendosën që të fikeshin të gjitha dritat e stadiumit të tyre dhe të qëndronte ndezur vetëm drita e dhomës që Maradona kishte në stadium dhe qëndronte gjithmonë. Një veprim për t’u duartrokitur. /abcnews.al