Stadiumi “Air Albania” i përzgjedhuri, UEFA “ngacmon” tifozët

schedule13:59 - 13 Maj, 2020

schedule 13:59 - 13 Maj, 2020

“Air Albania Stadium” i përzgjedhur nga UEFA, këtë herë për një kuiz në faqen zyrtare të “Euro 202”. Fotoja e stadiumit shqiptar është postuar atyre dhe ndjekësit duhet të gjejnë se për cilin stadium bëhet fjalë.

Janë të shumta ata që shkruajnë përgjigjen e saktë, madje edhe të huaj. “Air Albania” është stadiumi më i madh në vendin tonë, me një kapacitet prej 22 mijë ulësesh dhe nga kombëtarja kuqezi është inauguruar më 18 nëntor të vitit 2019, në ndeshjen Shqipëri-Francë.

Më parë aty ka qenë i ndërtuar stadiumi “Qemal Stafa”, prej të cilit ka mbetur vetëm fasada e tribunës kryesore, që është një monument i mbrojtur. Tashmë stadiumi i ri është kthyer në një atraksion edhe për vizitorët e huaj, ndërkohë që në të pritet të hapet edhe një qendër tregtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!