Stadium të tejmbushur dhe paradë raketash, kreu i Kremlinit, Vladimir Putin, kërkon një triumfrekord në zgjedhjet presidenciale të 14 Marsit, të pranishëm në stadiumin kryesor të Moskës rreth 90 mijë mbështetës.
“Një President i fortë, një Rusi e Fortë” është kjo motoja e vendosur në ekranet gjigande të stadiumit Luzhniki në Moskë dhe që sintetitzon në mënyrë të përsosur mesazhin e dhënë në koncertin electoral të një dite më parë në mbështetje të Vladimir Putin.
15 ditë para votimit, lideri rus është pritur nga mbështetësit e tij në një stadium të tekmbushur dhe që do të presë ndeshjen finale të botërorit të futbollit. Të pranishëm ishin rreth 90 mijë persona në një eveniment që u transmetua drejt për së drejti nga mediat në vend.
Objektivi është që Putin të arrijë një triumf rekord, pasi tashmë është e ditur që do ë jetë ai fituesi i zgjedhjeve presidenciale të 18 Marsit. Popullariteti i liderit të Kremlinit, aktualisht është në maksimum. Aneksimi i Krimesë e ka ndihmuar, por dhe propaganda e përditshme nga mediat në vend. Por një ndihmë tjetër është dhe prezantimi i një serie të re armësh bërthamore të enjten në fajlimin e tij përvitshëm para populit.
Pranë Putin u rreshtuan një sërë personazesh të njohur, disa prej të cilëve konsiderohen si mite në Rusi, regjizori Nikita Mikhalkov, drejtori artistik i Mariinski, Valerij Gergiev, këngëtarë, kampionë politikë dhe aktorë. Bëhet fjalë për ët ashtuquajturin ekip të Putin, një kolektiv yjesh që nuk e fshehin mbështetjen për ish zyrtarin e KGB-së, i cili mori pushtetin 18 vjet më parë për të mos e lëshuar më.
Në fjalimin e tij të shkurtër Putin shprehet se dëshiron një vend të zhvilluar dhe të sigurtë për fëmijët dhe nipërit duke bërë çdo gjë që ata të jenë të lumtur. Kjo pasi askush tjetër nuk do e bëjë për ta, theksoi ai.
Para se të bashkohej me të tjerët për të kënduar himnin, Presidenti rus kërkoi dhe një herë mbështetjen e të pranishmëve. Në fund yjet e muzikës kënduan hitet e tyre, por ai që mbushi stadiumin si një këngëtar rock ishte Purin, kreu i shtetit që pengoi opozitën për të marrë pjesë në debate elektorale. /abcnews.al