Stadium model në Kategorinë e Dytë, publikohen pamjet e projektit

schedule12:20 - 29 Janar, 2020

schedule 12:20 - 29 Janar, 2020

Maliqi garon në grupin B të Kategorisë së Dytë dhe momentalisht renditet në vend të dytë me 25 pikë, tre më pak se kryesuesit e Tomorit të Beratit. Ekipi juglindor po lufton fort për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, teksa shumë shpejt do të ketë edhe një stadium të ri.

Bashkia ka përgatitur projektin dhe klubi i Maliqit falënderon kryetarin Jovan Asko. I pari i qytetit po ndjek personalisht projektin që është gati të futet në tenderim. Punimet pritet të nisin shumë shpejt dhe tifozët e Maliqit do të kenë kënaqësinë të kenë një stadium të bukur.

Një falënderim për Kryetarin e Bashkisë Maliq që po ndjek me prioritet projektin e stadiumit Jovan Asko. Projekti që shihni ne foto është gati për tu futur në procedurat e tenderimit. Duke shpresuar që çdo gjë të shkojë sipas parashikimeve shumë shpejt pritet të fillojnë punimet“, shkruhet në postimin e Maliqit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!