Stacione karikimi për makinat elektrike në Tiranë

schedule14:44 - 23 Prill, 2019

schedule 14:44 - 23 Prill, 2019

Nismave të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës për mbrojtjen e mjedisit i janë bashkuar institucione të ndryshme. Ato po kontribuojnë jo vetëm në mbjelljen e pemëve, por edhe në transformimin e flotës së tyre të automjeteve.

Tiranës i janë shtuar edhe 6 karikues për automjetet elektrike pasi Posta Shqiptare po ndryshon logjistikën për ta bërë më miqësore me mjedisin.

Kryetari i bashkisë ErionVeliaj u shpreh se shume shpejt kjo  nisme do te gjeje përkrahjen e qytetarëve dhe të kompanive te tjera.

Ndërkohe përfaqësues të Postës Evropiane dhe të asaj shqiptare, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbollën 30 fidanë në pjesën Jugore të Parkut të Liqenit./abcnews.al