“Squid Game” real në Kinë: Ta heqin veshkën dhe nuk e kupton fare

schedule11:21 - 23 Tetor, 2021

schedule 11:21 - 23 Tetor, 2021

Që nga publikimi i serialit muajin e kaluar në Netflix, Squid Game, ka tërhequr vëmendjen e audiencës në më shumë se 90 vende të botës dhe është bërë seriali më i ndjekur në historinë e Netflix.

Të gjithë u mahnitën nga thrilleri distopik që na rikujtoi aspektet më të tmerrshme të karakterit të njeriut dhe deri ku mund të arrijë qenia njerëzore nëse gjendet i pashpresë ndërkohë që nuk mungojnë edhe mesazhet kundër shthurjes dhe tjetërsimit. Shikuesit ishin të emocionuar nga seriali duke parë lojtarët që konkurronin kundër njëri-tjetrit në luftime deri në vdekje për të fituar një çmim.

Dhe ndërsa drama aziatike është padyshim trillim dhe një kritikë  e jetës moderne, një pjesë e komplotit është në fakt një problem ndërkombëtar. Trafiku i organeve njerëzore dhe industria ilegale ku merren dhe shiten organet njerëzore, me ose pa pëlqimin e donatorit, dhe shiten për disa mijëra euro. Sipas akuzave nga aktivistët e të drejtave të njeriut në burgjet e Kinës, po zhvillohet një lojë e vërtetë e “Squid Game” e kryer nga partia në pushtet e vendit, raporton abcnews.al

Sipas aktivistëve, Partia Komuniste e Presidentit Xi Jinping u “heq zemrat, veshkat, mëlçitë dhe sytë  100,000 disidentëve dhe të burgosurve politikë çdo vit, me një rrjet të trafikimit të organeve të qeverisur në shkallë të gjerë”. Komuniteti ndërkombëtar mbetet i pafuqishëm për të ndaluar masakrën sepse Organizata Botërore e Shëndetësisë është e detyruar të pranojë të dhënat spitalore “joadekuate dhe false” të siguruara nga autoritetet kineze.

Vetëm një javë para transmetimit të serialit të Netflix, Pekini mohoi ekzistencën e një programi shtetëror të trafikimit  së organeve pasi Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se Kina “po synonte pakica specifike etnike ose fetare që po mbahen peng” çdo vit për tregtinë e organeve.

Si funksionon industria ilegale”

Sipas studiuesve të OKB-së, “të arrestuarit mund t’i nënshtrohen analizave të detyruara të gjakut dhe ekzaminimeve të organeve, si ultratinguj dhe rreze x, pa dëshirën e tyre. Ndërsa të burgosurit e tjerë jashtë kategorive të mësipërme nuk janë të detyruar t’i nënshtrohen ekzaminimeve të tilla. Sipas informacioneve, rezultatet e ekzaminimeve regjistrohen në një bazë të dhënash që lehtëson në këtë mënyrë trafikimin e  organeve ”.

Pekini ka qenë edhe është në gjendje të mbulojë shkeljet e të drejtave të njeriut duke i paraqitur të dhëna jo të plota Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila është e detyruar të pranojë statistikat zyrtare nga Shtetet Anëtare. Sipas të dhënave, myslimanët  ujgure, së bashku me praktikantët e fesë së ndaluar Falun Gong, po përdoren në mënyrë efektive “si një bankë organesh” për blerësit vendas dhe të huaj, raporton abcnews.al

Falun Gong, Ginato Liu, i cili u burgos për më shumë se dy vite tha: “Unë ndodhesha në një qeli me rreth tetë të droguar. Qelia kishte një kamerë vëzhgimi, kështu që rojet dinin gjithçka që ndodhte brenda. Një ditë një i burgosur po më rrihte dhe një i burgosur tjetër hyri dhe bërtiti: “Mos i dëmtoni organet e tij!”

E burgosura ujgure Zumouret Daut tha se ajo u dërgua në spital në ditën e parë të paraburgimit të saj tre-mujor për të bërë skanimin e organeve të saj. “Vetëm pasi hoqa kapuçin e zi nga koka ime kuptova se isha në spital,” tha ajo në dëshminë e saj.

“Unë pashë policë me uniformë kudo, gjithashtu njerëz të veshur me pallto të bardha dhe duke ecur, kështu që e dija që isha në spital.” Ata më morën gjak dhe më pas kryen ekzaminim  e organeve të mia të brendshme. ”

Pavarësisht nga zbulimet e shumta, Pekini ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke e quajtur deklaratën e OKB -së “trillim dhe shpifje”.

/abcnews.al