“Sputnik V nuk aprovohet këtë vit”, Kremlini: Me EMA-n kemi diferenca teknologjike

schedule14:00 - 21 Tetor, 2021

schedule 14:00 - 21 Tetor, 2021

Rregullatori evropian i barnave ka pak gjasa që të aprovojë vaksinën ruse Sputnik V për koronavirusin këtë vit sipas agjencisë së lajmeve Reuters, e cila ka siguruar edhe një reagim nga Kremlini. Siç raportohet, Rusia ka deklaruar se mes Moskës dhe Agjencisë Evropiane të Barnave ka “diferenca teknologjike” sa i përket mungesës së dokumenteve të paraqitura për certifikimin e vaksinës.

Kujtojmë se Emilio Parodi dhe Polina Nikolskaya raportojnë për agjencinë e lajmeve Reuters duke cituar burime se një vendim i EMA-s deri në fund të këtij viti për Sputnik V është absolutisht i pamundur.

Nëse të dhënat e nevojshme sigurohen nga fundi i nëntorit, “atëherë rregullatorët mund të vendosin në tre muajt e parë të vitit.”

EMA, e cila publikoi raportin e saj të parë formal për vaksinën ruse në mars, pritej që të vendoste në maj apo qershor nëse do ta aprovonte vaksinën për përdorim në bllok. Vaksina është përdorur gjerësisht në Rusi dhe është aprovuar për përdorim në më shumë se 70 vende. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!