Tottenham ka arritur të fitojë derbin përballë Ëest Ham, ku “Spusrat” triumfuan me shifrat 3-1.
Me këtë fitore skuadra e Antonio Conte lë pas në renditje skuadrën e Manchester United, ndërsa vetëm 1 pikë i ndan dy skuadrat mes tyre.
Golat për Tottenham u shënuan nga Zouma 9’ autogol, Son Heung-Min 24’, Braham për West Ham në minutën e 35-të, ndërsa për të mbyllur ndeshjen mendoi përsëri Son Heung-Min në minutën e 88-të.
Edhe në sfidën tjetër të luajtur në Premier League, Leicester City arriti të siguronte 3 pikët përballë Brentfordit, teksa fituan me shifrat 2-1.
Castagne dhe Maddison shënuan dy herë në pjesën e parë, kurse miqtë reaguan vonë me Wissa, me Leicester Cityn që rikthehet kështu te fitorja në kampionat as humbjes një javë më parë me Arsenalin. /f.a/abcnews.al