Sportisti amerikan akuzohet për abuzim seksual, dy stjuardesa pretendojnë se janë ngacmuar nga ai

schedule16:44 - 29 Maj, 2024

schedule 16:44 - 29 Maj, 2024

Sportisti amerikan, Brandon McManus, po përballet me akuza për abuzim seksual.

Dy stjuardesa kanë deklaruar se gjatë fluturimit në Florida për në Londër vitin e kaluar (28 shtator 2023), lojtari i NFL, i ka ngacmuar seksualisht.

Njëra prej tyre pretendoi se McManus u përpoq ta puthte, ndërsa ajo ishte ulur gjatë një turbulence.

Në një deklaratë për BBC, avokati i lojtarit, Brett Gallaway i quajti akuzat “absolutisht të rreme”.

Ndër të tjera ai pretendoi se ishin bërë për “të shpifur dhe përçmuar një lojtar të talentuar dhe të respektuar të NFL”. Ai e quajti padinë “një tentativë zhvatjeje”.

Një zëdhënës i Komandantëve raportoi se autoritetet u njoftuan për padinë një ditë më parë.

“Ne i marrim shumë seriozisht akuzat e kësaj natyre dhe po e shqyrtojmë këtë çështje. Ne kemi qenë në komunikim me Zyrën e Ligës dhe përfaqësinë e Brandon dhe do të rezervojmë komente të mëtejshme në këtë moment”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!