Sportistët profesionistët të shqetësuar për shëndetin mendor pas tërheqjes

schedule16:43 - 5 Shkurt, 2018

schedule 16:43 - 5 Shkurt, 2018

Më shumë se gjysma e sportistëve profesionistë ndihen të shqetësuar për shëndetin e tyre mendor dhe emocional pas tërheqjes nga sporti.

Sportistë të ndryshëm thanë për BBC se “humbin identitetin”, përjetojnë “humbje” dhe “pendim” pas tërheqjes.

Një në dy ish-sportistë, nga 800 që u morën gjithsej në survejimin e Federatës së Sportistëve Profesionistë në Britani, thanë se pas dy vitesh nga përfundimi i karrierës nuk e kanë më kontrollin e jetës së tyre.

Përfundimet kryesore të survejimit çuan në zbulimin se shumë ish-profesionistë shfaqin shenja të humbjes së identitetit dhe kanë vështirësi për të vazhduar jetën përpara.

“Lufta” për të gjetur një qëllim tjetër pas tërheqjes mund të shkaktojë probleme të tjera te ata si depresioni, varësia dhe problemet financiare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!