Gradohen kampionët e sportit/ Sporistët elitarë bëhen pjesë e FA, Rama: Sot, paga dinjitoze

schedule11:15 - 6 Prill, 2023

schedule 11:15 - 6 Prill, 2023

Forcave të Armatosura të Shqipërisë iu bashkua sot elita kombëtare e sportit shqiptar. Në një ceremoni të posaçme, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, 7 sportistë shqiptarë; Luiza Gega, Briken Calja, Erkand Qerimaj, Alban Beqiri, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, të shpallur kampionë olimpikë, botërorë dhe europianë u nderuan sot me gradën e lartë ushtarake “Kolonel”, duke u bërë pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Kryeministri Rama e vlerësoi këtë ditë historike, për sportin shqiptar dhe për Forcat e Armatosura shqiptare njëkohësisht, ndersa theksoi se këto sportiste janë shembull patriotizmi dhe shëmbëlltyrë frymëzuese e bashkimit të forcave, zemrave, syve dhe mendjeve për ta bërë atdheun tonë burim krenarie.

Në fund ai përmendi edhe kampionen, Luiza Gega, për të cilën tha se në kohën kur atletia korrte suksese nuk kishte një shtet nga pas qa ta shtynte dhe e cilësoi atë si shëmbëlltyrën e shtetit që është sot që kërkon të ecë përpara me shpejtësi.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Dua të sjell këtu një nga kujtimet më të bukura të gjithë kësaj periudhe që unë kam pasur dhe kam privilegjin e madh të jem në krye të qeverisë dhe ky kujtim lidhet me vizitën që më bënë dy kampionet olimpike të Kosovës në verën e shkuar, kur patën mirësinë të vinin së bashku me medaljet e tyre të arta dhe e vetmja gjë që kërkuan prej meje ishte të bëheshin qytetarë të Republikës së Shqipërisë, të merrnin pashaportën kuqezi.

Sot ata janë këtu mes nesh, jo vetëm si qytetare, por edhe si shembuj që shkëlqejnë në sytë e të rinjve dhe të rejava. Shembull jo vetëm suksesi, vullneti dhe talenti, por edhe patriotizmi. Patriotizëm që ushqen me oksigjen organizmin e këtij kombin, jo përmes urrejtjes, as përmes dashurisë me fjalë, por përmes forcës së shembullit të tyre.

Ministri tha se këta 7 kolonel dhe kolonelë ka ngritur lart flamurin kuqezi, por ata kanë ngritur edhe atë të Kosovës dhe sot janë bashkë nën flamurin kuqezi. Shëmbëlltyre frymëzuese e bashkimit të forcave, zemrave, syve dhe mendjes për ta bërë atdheun tonë burimin e një krenarie të panegociueshme nga çdo shqiptar që lind bebe këtu. Për ta bërë atdheun tonë burimin e një krenarie që nuk vihet në pikëpyetje as nga vështirësitë dhe nga asgjë tjetër. Sepse vetëm kjo  krenari, që i bëri vajzat e një qyteze në Kosovë, sepse për botën është një fshat i dal nga lufta. Fshat që kishte vetëm një ëndërr të madhe dhe asgjë nuk ta jepte argumentin se do dilnin kampione olimpike dhe aty që janë kanë dalë, por edhe do të dalin në të ardhmen.

Faleminderit të gjithëve dhe respekt për Luiza Gegën, e cila është shembulli i shpejtësisë që nuk njeh pengesa dhe kur Luiza Gega u bë Luiza Gega nuk kishte shtet që ta shtynte. Sot Gega është shëmbëlltyra e shtetit. E një shteti që do të eci shumë më shpejt përpara dhe që synon t’i bëjë krenarë të gjithë Luizat e vogla që ne sot nuk i njohim ende.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!