Manchester City do të përballet me Sportingun në Lisbonë në ndeshjen e fazës së 1/8 të Champions League. Një sfidë ku djemtë e Pep Guardiolës shikohen si favoritë për të fituar këtë duel, edhe pse në futboll “kurr mos thuaj kurrë”. Ky takim do të luhet në orën 21:00.
Skuadra e manchesterit në këtë takim do të ketë disa mungesa të rëndësishme për shkak se lojtarët janë të dëmtuar dhe vazhdojnë rikuperimin e tyre. Bëhet fjalë për Gabriel Jesus, Grealish, Mendy, Palmer, Steffen dhe Walker.
Ndërsa nga krahu tjetër Sportingu do të kërkojë me të gjitha forcat të fitojë këtë duel për të vazhduar edhe rrugëtimin e saj në këtë kompeticion.
Formacionet e mundshme:
Sporting: Adan Inacio, Coates, Feddal, Porro, Nunes, Palhinha, Reis, Sarabia, Paulinho, Goncalves.
Manchester City: Ederson, Stones, Dias, Laporte, Cancelo, Silva, Rodri, De Bruyne, Mahrez, Foden, Sterling. /f.a/abcnews.al