Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë arbitri 24-vjeçar

schedule14:49 - 9 Tetor, 2021

schedule 14:49 - 9 Tetor, 2021

Sporti shqiptar sot ka humbur një tjetër figurë të saj. Lajmi i trishtë vjen nga radhët e basketbollit ku njoftohet se ka ndërruar jetë arbitri Daniel Aliaj.

Aliaj ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare, ndërsa mësohet se vuante nga një sëmundje e pa shërueshme.

Lajmin e bëri publik Federata Shqiptare e Basketbollit me anë të një postimi në “Facebook” ku arbitrin e vlerësojnë si një djalë i cili ishte shumë energjik dhe kishte shumë ambicie.

Njoftimi: 

NJOFTIMI I FEDERATËS SHQIPTARE TË BASKETBOLLIT:

“Një lajm i trishtë që kurrsesi nuk do donim të ndanim , ndërron jetë Daniel Aliaj në moshën 24 vjeçare.

 

Dhimbje për familjen, dhimbje për shoqërinë dhe për komunitetin e basketbollit që e njohu së fundmi si gjyqtar.

 

Djali energjik dhe me shumë dëshira për të avancuar në gjykimin e ndeshjeve, ambicioz duke ndjekur kolegët e tij më me eksperiencë!

Sa shumë kishe për dhënë akoma Daniel!

Qofsh i parajsës , i përjetshëm kujtimi yt!”