Sporti në zi, ndahet nga jeta legjenda e atletikës dhe fituesi i medaljes së artë olimpike

schedule11:22 - 14 Mars, 2023

schedule 11:22 - 14 Mars, 2023

Legjenda e atletikës Dick Fosbury ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

Fosbury revolucionarizoi kërcimin së larti pasi u bë atleti i parë që kërceu mbrapsht, me teknikën që përdoret ende sot dhe njihet globalisht si “Fosbury flop”.

Stili i kërcimit i dha atij një avnatazh të madh ndaj rivalëve të tij në Lojërat Olimpike të vitit 1968, ku fitoi medaljen e artë me një kërcim prej 2.24 metrash.

Katër vjet më vonë në Lojërat Olimpike të mynihut, 28 nga 40 konkurrentët përdorën stilin e tij. Më parë kërcyesit për së larti kishin përdorur një teknikë gërshërë, por inovacion i Fosbury e transformoi këtë sport.

Legjenda botërore e atletikës ndërroi jetë të dielën pas një beteje me limfomën./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!