“Sport gjithë jetën, jo alkool, jo cigare”, Shkëlqim Hajdari për ish-trajnerin e boksit: Këtë virus duhet ta merrni seriozisht

schedule18:53 - 23 Mars, 2020

schedule 18:53 - 23 Mars, 2020

Kryeinspektor i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari  ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale për Skënder Kurtin, i cili po lufton me jetën pasi është infektuar nga koronavirusi.

Hajdari shkruan se ish-trajneri u boksit ka bërë një jetë të shëndetshme. Mirëpo, Hajdari thekson se ky virus duhet marrë seriozisht pavarësisht moshës dhe shëndetit që gëzon gjithësecili

“Skënder Kurti, mik i imi prej 30 vjetësh, në gjendje shumë të rëndë prej Covid-19. Kush e njeh do vinte bast, që me shendetin qe ka, jeten qe ka bere( sport gjithe jeten, jo alkol, jo cigare), nuk do ta infektonte kurrë virusi. Ndaj motra dhe vëllezer, duhet ta marrim shumë seriozisht, pavarësisht moshës dhe shëndetit që gëzon gjithësecili. Fola me mjekët që po merren me Nerin dhe më thanë që gjendja është shumë e rënde. Nuk na mbetet gjë tjeter, vetëm t’i lutemi Zotit, që të ndihmojë Nerin, për të qendruar në jete dhe ruaj nga ky virus personelin mjeksor, heronjtë e Kombit në kete moment!”, shkruan ai.

Kujtojmë se Skënder Kurti, është 61-vjeçari i cili u shpall i vdekur nga ministria e Shëndetësisë mëngjesin e sotëm, ndërsa më vonë u sqarua se kishte pësuar vdekje klinike. Sipas mjekëve Kurti është në gjendje të rëndë për jetën.

Lexo edhe: Shkaku Koronavirusi, ish-trajneri kombëtares së boksit pëson vdekje klinike

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!