“Sport Fest” kamp për fëmijë të shtresave të ndryshme sociale

schedule15:30 - 15 Gusht, 2018

schedule 15:30 - 15 Gusht, 2018

Fëmijë të shtresave të ndryshme sociale në Tiranë janë bërë pjesë e kampit veror “Sport Fest”. I pranishem gjatë aktivieteve të tyre ishte kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i cili tha se një shkollë e re hap dyert për nxënësit këtë vit.

Këtë shtator shkolla 9-vjeçare e rindërtuar “Kosova” do të jetë gati për të mirëpritur fëmijët e Njësisë administrative numër.2 në Tiranë. Lajmin e dha kryetari i bashkisë Erion Veliaj.

“Do të bëjmë disa gjëra fantastike për fëmijët këtë vit. Së pari, do të hapet shkolla “Kosova” tek Njësia 2, një shkollë e re fantastike. Për të gjithë fëmijët e Njësisë 2, të zonës së Saukut, të Rr. së “Elbasanit”, të Shkollës “Labinoti” dhe Liceut, ku për shkak të mungesës së një shkolle të re bënin mësim me dy turne, do të kalojnë me një turn sepse hapja e shkollës “Kosova”, tani jo 4 vjeçare, por 9 vjeçare, do të akomodojë shumë fëmijë”.

Kryetari i bashkisë ishte në parkun e liqenit artificial, i cili është shndërruar në një kamp veror që frekuentohet kryesisht nga fëmijë të qendrave sociale, të familjeve me ndihmë ekonomike apo komuniteti rom dhe egjiptian.

“Më vjen mirë se kemi përfshirë fëmijë nga qendrat sociale, ç’ka nuk mendohej të kishin pushime vere apo të vinin për kampe, e madje deri para pak vitesh ishin në situatë rruge, kurse sot jo vetëm janë strehuar, por shumë kolegë të tjerë, punonjës socialë, po bëjnë një punë të mrekullueshme që të transformojnë realitetin edhe në këto zona të Tiranës”.

Nga ky kamp veror, kryetari i bashkisë u shpreh se puna për përmirësimin e kushteve dhe shërbimit në kopshtet dhe çerdhet në Tiranë do të vijojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!