Pavarësisht nënshkrimit të një kontrate dyvjeçare, CAZOO i dha fund partneritetit me Valencian pas vetëm një sezoni, duke përmendur racizmin e tifozëve të Valencias ndaj lojtarit të Real Madridit.
Kontrata e CAZOO me Valencia-n do të sillte 4 milionë euro në sezon për klubin spanjoll për dy sezone, me logon të shfaqej në të gjitha fanellat e tyre. Por tani Valencia do të marrë vetëm 1 milion euro në vitin e dytë.
Kështu, marrëzia e tifozëve të Valencias i kushtoi klubit 3 milionë euro të ardhura nga sponsorizimi vetëm nga Cazoo.
Markat e tjera sponsorizuese thuhet se kanë shprehur shqetësim serioz për akuzat për racizëm, por ishte vetëm CAZOO që vendosi të ndërpresë kontratën.
Valencia pretendoi se vetëm tre tifozë abuzuan me Vinin dhe se ata u ndaluan përgjithmonë, por provat video treguan se mijëra tifozë të Valencias bënin zhurma majmuni. /G.D abcnews.al/