“Kukës Arena” do të quhet momentalisht stadiumi i ri në qytetin e Kukësit, ndërkohë që “Zeqir Ymeri” do të mbajë emrin njëra prej tribunave, konkretisht tribuna A.
Me vendim të Këshillit Bashkia është vendosur që tribuna B të emërtohet Gramoz Palushi, ajo përballë Shkëlzen Domi, anësorja Naim Hoxha dhe pas porte Sadik Zeneli.
Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka thënë mes të tjerash që po tentojnë të shesin emrin e stadiumit, një kompanie nga Dubai.
Mes të tjerash Gjici ka deklaruar: “Ashtu siç është stadiumi Kombëtar me një emër sponsor gjeneral, ne kemi stadiumin tonë ’Kukës Arena’.
Po synojmë që të kërkojmë sponsor gjeneral dhe nëse vijnë ata që kemi kërkuar nga Dubai, atëherë do ishte fantastike. Nëse nuk do vijë, atëherë “Kukës Arena” do të quhet tani e tutje “Stadiumi i Kukësit”. / abcnews.al