Spondiloartroza mund të shfaqet edhe në moshë të re

schedule16:52 - 14 Tetor, 2021

schedule 16:52 - 14 Tetor, 2021

Vitet e fundit është ulur mosha e personave të cilët preken nga spondiliatroza. Mjekja neurologe e spitalit Hygeia, Vojsava Leka, thotë se për kjo edhe për shkak të ndërgjegjësimit të popullatës për të bërë kontrolle të hershme. Por edhe stili i jetesës ka një ndikim të madh për këtë sëmundje.

Ditët e sotme vihet re një evidentim i pacientëve gjithnjë e më të rinj. Simptomat e para shfaqen te pacientët e moshës 40 vjeç ndërsa të dhënat thonë se 10-12 % të rasteve mund të evidentohen tek moshat 12 deri në 16 vjeçare. Ka disa faktorë ndër to mund të përmendim stilin e jetesës, dietave. Problemet me ushqyerjen dhe konsultat e hershme”, është shprehur Leka.

Pas diagnostikimit me këtë sëmundje, këto janë alternativat për tu trajtuar.

“Kjo është një sëmundje multidisiplinare, vëmendje duhet kushtuar modifikimit të faktorëve të rrezikut, trajtimi me medikamente synon që të lehtësojë shenjat e sëmundjes dhe të reduktojë mundësinë e komplikacioneve të saj. Fizioterapia specifike për këto raste zënë një vend të rëndësishëm dhe ndërhyrjet kirurgjikale zënë një vend të rëndësishëm në trajtimin e kësaj sëmundje”, ka thënë mjekja.

Spondiliatroza përkeqësohet me kalimin e moshës. Rreth 85% e personave mbi 60 vjeç janë të prekur nga kjo sëmundje, ndërsa pjesa më e madhe nuk shfaqin simptoma. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!