“S’po na lejojnë të ushtrojmë detyrën si deputetë”, Bardhi: Jemi përjashtuar nga komisionet, jo të mos mbajmë mbledhje grupi

schedule10:43 - 6 Nëntor, 2023

schedule 10:43 - 6 Nëntor, 2023

Gazment Bardhi ka folur për mediat pas tensioneve në hyrje të kryesisë së Kuvendit paraditen e së hënës. Ai tha se ndaj deputetëve është dhënë masa disiplinore për të mos marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve dhe jo për të mos u lejuar në mbledhjen e grupit parlamentar që kishin parashikuar.

“Pa asnjë problem kolegët që lejohen do të jenë atje për të treguar se ky nuk është kuvendi i qytetarëve shqiptar por kuvendi privat i Edi Ramës dhe deputetët e opozitës kanë qenë dhe do të jenë në një betejë me këtë regjim. Sot kemi arritur që t’i tregojmë të gjithë shqiptarëve se çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama.

Aq punonjës garde nuk i çohen bandave më të rrezikshme kriminale, i kanë vënë përballë deputetëve të opozitës. Ne nuk kemi betejë me gardën por kjo është fytyra e regjimit të Ramës. Nuk ka pasur asnjë mbledhje të byrosë të Kuvendit. Mund ta kenë bërë tek vila e Lindita Nikollës blerë me paratë e korrupsionit.

Sot është tërësisht në kushtet e shpërdorimit të detyrës, si ajo ka zyrë të shtetit në kryesinë e kuvendit, edhe unë si kryetar i grupit dhe çdo deputet i opozitës kanë zyrat e tyre në kryesinë e kuvendit, dhe ne nuk po lejohemi të shkojmë në zyrat tona dhe të ushtrojmë detyrat tona si deputet.

Masa disiplinore që është marrë është përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare, jo të përjashtohemi nga mundësia për të marrë në mbledhje grupi.”, theksoi Bardhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!