Spiunuan për Izraelin, shtatë të arrestuar në Turqi, 12 në kërkim

schedule10:37 - 5 Mars, 2024

schedule 10:37 - 5 Mars, 2024

Shtatë persona të dyshuar për spiunazh për Izraelin janë arrestuar në Turqi, dy muaj pas një vale të madhe arrestimesh.

Të dyshuarit, të cilët përfshijnë një detektiv privat dhe nëpunës civilë, akuzohen se kanë dhënë informacion mbi “qytetarët dhe bizneset e Lindjes së Mesme” me bazë në Turqi për shuma të caktuara.

34 persona, kryesisht të dyshuar për ndihmën e agjencive të inteligjencës izraelite për rrëmbime në tokën turke, u arrestuan tashmë në fillim të janarit në të gjithë Turqinë.

Prokuroria e Stambollit kishte thënë se 12 të dyshuar të tjerë, të akuzuar për të njëjtat baza, janë ende në kërkim.

Sipas një burimi, të dyshuarit, shumica e të cilëve janë shtetas të huaj, ishin rekrutuar si pjesë e “operacioneve që synojnë palestinezët dhe familjet e tyre”.

Erdogan ka deklaruar se nuk ka “asnjë dallim” mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Adolf Hitlerit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!