Spiunonte për Kinën, ish koloneli i forcave ushtarake të Tajvanit dënohet me 20 vite burg

schedule14:38 - 26 Tetor, 2023

schedule 14:38 - 26 Tetor, 2023

Liu Shengshu, një ish kolonel i forcave ushtarake ajrore të Tajvanit është dënuar me 20 vite burg, pas akuzave që u provuan se ai kishte shërbyer si një spiun i Kinës dhe kishte drejtuar një rrjet spiunazhi në interes të Pekinit.

Ish-koloneli ka punuar për të rekrutuar edhe forca të tjera ushtarake që të shërbenin si spiun i Kinës.  Gjykata ka dënuar nga 6 muaj deri në 20 vite personat e përfshirë që vinin nga forcat detare ushtarake dhe nga ato ajrore.

Prokurorët thonë ish-koloneli është paguar për ti transmetuar Pekinit sekrete të rëndësishme ushtarake sic jane funksionimi i aeroplanëve ushtarakë dhe anijeve ushtarake.

Autoritetet në Tajvan i kanë sekuestruar ish kolonelit te forcave ushtarake ajrore  edhe 514 mijë  dollarë që ai kishte fituar përgjatë kohës që kishte shërbyer si spiun.

Mediat lokale në Tajvan thonë se Liu Shengshu kishte kontaktuar me Pekinin pas një vizite pune që kishte zhvilluar atje në vitin 2013. Përgjatë viteve të fundit ka pasur një rritje të numrir të zyrtarëve ushtarakë në Tajvan që janë zbuluar se shërbenin si spiun për Kinën.

/abcnews.al

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!