Spiunoi për 30 vite për Rusinë, zyrtari ukrainas dënohet me 12 vite burg

schedule14:54 - 14 Gusht, 2023

schedule 14:54 - 14 Gusht, 2023

Një zyrtar i lartë i inteligjencës ukrainase është dënuar me 12 vjet burg pasi u shpall fajtor se kishte spiunuar për Rusinë, ka thënë zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Valery Shaitanov u arrestua në prill të 2022 pas provave se kishte planifikuar “akte terroriste” në Ukrainë në këmbim të 200,000 dollarëve dhe një pasaporte ruse.

Besohet se ai kishte për detyrë të kryente një atentat të një anëtari të lartë të ushtrisë së Republikës Çeçene të Ichkeria. Megjithatë, raportet sugjerojnë se Shaitanov kishte spiunuar për Rusinë për 30 vjet.

“Ish-gjeneralmajori i SBU-së dënohet me 12 vjet burg për tradhti të lartë dhe tentativë për akt terrorist në interes të shtetit agresor (Rusisë)”, thuhet në një deklaratë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!