Spiunë në Gramsh? Zbardhet dëshmia e dy rusëve dhe e ukrainasit që hynë në uzinën e armëve: Jemi fotografë

schedule08:59 - 21 Gusht, 2022

schedule 08:59 - 21 Gusht, 2022

Zbardhet dëshmia e dy rusëve dhe ukrainasit që tentuan të hynin mbrëmjen e djeshme në bazën ushtarake në Gramsh.

33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase janë arrestuar nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas  incidentit në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Lexo edhe: Lëvizje agjenturore apo …? Tre veprimet e mistershme të rusëve në Shqipëri

Ata i kanë thënë policisë se ishin fotografë dhe se kishin faqe blog ku reklamonin kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik.

Ata kanë thënë se fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Lexo edhe: Blogerë apo agjentë? Misteri i “vizitës” së rusëve në Uzinën e Gramshit: Zbulohet çfarë filmuan tre të huajt

Gjithashtu kanë treguar se kanë fotografuar bunkerë dhe tunelë të nëndheshëm, si dhe vende të uzinës, territore të braktisura,

Policia e Gramshit informoi se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj dhe se për këtë ngjarja janë angazhuar Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe po koordinohen veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!