“Spiunë” anglezë në Olimpico, dy klubet e njohura studiojnë mesfushorin

schedule11:50 - 12 Janar, 2020

schedule 11:50 - 12 Janar, 2020

Roma-Juventus është kryendeshja e mbrëmjes së sotme në Serie A. Dueli që zhvillohet në “Olimpico” është tepër interesant. Vendasit do të tentojnë të marrin pikë për t’u konfirmuar në vendin e katërt, ndërsa bardhezinjtë e Sarrit duan fitoren për të parakaluar Interin në krye.

Të pranishëm në stadium do të jenë dhe përfaqësues të dy skuadrave angleze. Tottenham dhe Chelsea po garojnë për shërbimet e Amadou Diawara. Mesfushori i Romës pëlqehet shumë nga Mourinho dhe Lampard, të cilët kanë dërguar njerëzit e tyre të besuar për të ndjekur nga afër paraqitjen e 22-vjeçarit nga Guinea.

Diawara numëron 15 ndeshje aktivizim këtë sezon, ndërsa kontrata me verdhekuqtë i përfundon në vitin 2024. Dy klubet londineze do monitorojnë nga afër performancën e sotme ndaj rivalit më të fortë në Itali dhe më pas do të përgatisin ofertat e tyre ndaj Romës dhe vetë lojtarit. /abcnews.al

 

Amadou Diawara

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!