Spiun i Sigurimit? Meta: Autoriteti i dosjeve e di që jam i pastër, është provuar që në kohën e të madhërishmit Berisha

schedule13:37 - 29 Korrik, 2022

schedule 13:37 - 29 Korrik, 2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha në një deklaratë për mediat, do të ndjekë rrugë ligjore ndaj Autoritetit të Dosjeve por edhe ndaj personave konkretë përgjegjës për lakimin e emrit të tij, si bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit.

Meta theksoi se Autoriteti i dosjeve është i vetëdijshëm që figura e tij është e pastër që  prej vitesh tashmë. Po ashtu, ish-presidenti duke iu referuar rastit konkret kujtoi se ai vetë nuk ka qenë ndonjëherë konviktor dhe as nuk kishte synime asokohe që të linte vendin.

Përkundrazi, tha ai, “doja të dilja me të gjitha dhjeta që të bëhej pedagog i Ekonomikut.

“Është një përgjegjësi e madhe të Autoritetit të Dosjeve që po përmenden emra në publik. Që dikur kanë qenë 19 vjeç dhe sot i kanë nga 20 vjeç fëmijët. Duhet të zbatojë ligjin por edhe të kujdeset që mos rilëndohen viktimat e asaj periudhe për shkak të Sigurimit të Shtetit. Autoriteti e di mirë që jo vetëm s’kam qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, e provuar që në 96 në kohën e të madhërishmit Sali Berisha… e dinë shumë mirë se kush ka qenë bashkëpunëtori në rastin konkret. Se ajo ndodhet në dy dosje. Ata që e kanë orkestruar këtë skenar e dinë shumë mirë që Ilir Meta nuk ka jetuar ndonjëherë në konvikt dhe nuk ka pasur ndonjë shok konviktor.

I ndjekuri nuk e ka diskutuar asnjëherë me Ilir Metën, kishte plane të dilte me të gjitha dhjeta dhe të bëhej pedagog në Fakultetin e Ekonomisë. Autoriteti do të mbajë përgjegjësi ligjore për këtë shkelje që ka bërë dhe për atë kërkesë që i ka çuar Kuvendit pa asnjë fakt. Do të mbajnë përgjegjësi edhe personat e përfshirë. Atë dosje e kishe shumë të lehtë, nëse kishe një shqetësim serioze për këtë çështje, sepse Ilir Meta në çdo rast ka firmosur një kërkesë për t’u verifikuar dhe ka bërë të qartë që nuk ka pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit.” /abcnews.al/
Vijon…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!