“Spiun i Rusisë”, britaniku dënohet me 13 vite burg

schedule12:13 - 17 Shkurt, 2023

schedule 12:13 - 17 Shkurt, 2023

Një britanik, i cili i dha Rusisë informacione të ndjeshme ndërsa punonte si roje sigurie në ambasadën e Britanisë së Madhe në Berlin, u dënua me 13 vjet e 2 muaj burg të premten.

David Ballantyne Smith ishte deklaruar më parë fajtor për tetë vepra sipas Aktit të Sekreteve Zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar pas një operacioni në gusht 2021.

Smith pranoi se i kishte dhënë informacione gjeneral-major Sergey Chukhrov, atasheu ushtarak rus në Berlin. Veterani ushtarak “ishte i motivuar nga antipatia e tij ndaj Britanisë dhe synonte të dëmtonte interesat e këtij vendi duke vepruar ashtu siç veproi”, shtoi gjykatësi.

Smith, 58 vjeç dhe me origjinë nga Paisley në Skocinë perëndimore, kishte punuar në ambasadën e Berlinit për pesë vite.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!