Spitali Veterinar Ndërkombëtar i Tiranës sjell për herë të parë në Shqipëri operacionin e kataraktit të syrit për qentë. Ky operacion ofrohet pranë këtij spitali në kujdesin e mjekut specialist turk me eksperience ndërkombëtare, Kamuran Pamuk.
Për të kuruar dhe shëruar shikimin e mikut tuaj me katër putra, siç është qeni, tashmë këtë mund ta bëni në Spitalin Veterinar Ndërkombëtar të Tiranës. Për herë të parë në vendin tonë ky spital ofron operacionin e kataraktit të syrit.
Para operacionit i cili asistohet nga mjeku specialist turk, Kamuran Pamuk, mjek me eksperience ndërkombëtare, bëhet edhe një check-up për parametrat shëndetësorë
Mjekët specialistë të Spitalit Veterinar Ndërkombëtar të Tiranës, pas ndërhyrjes në kataraktin e syrit të qenve, kujdesen që brenda pak javëve kafsha t’i kthehet jetës normale./ABC News Albania

