Spitali infektiv gjatë muaji mars pati fluksin më të madh të pacientëve me covid. Në çdo moment në urgjencën infektive ishin të parkuara autoambulanca.
Fundi i këtij gusht po rikthen të njëjtën situatë në spitalin infektiv. Siç duket edhe në pamje, autoambulancat shkëmbehen herë pas here, që sjellin të sëmurë.
Heshtja që mbizotëronte në QSUT gjatë fundjavës, është thyer këtë fundjavë nga familjarët e pacientëve të infektivit.
Janë të shumtë në numër, e të shpërndarë në të gjithë hapësirën që i lejohet. Disa me ushqime në duar që presin për ti dorëzuar.
Disa qëndrojnë aty në makina dhe nuk largohen. Jashtë kamerave thonë se duan tu qëndrojnë sa më pranë të afërmve që kanë të shtruar.
Spitali infektiv është tashmë drejtë ezaurimit të kapaciteteve të tij, pasi numri i të shtruarve rritet nga dita në ditë. Burime i thanë ABC se në këtë spital po trajtohen edhe dy shtetas të huaj, nga Maqedonia e Polonia. Janë në gjendje të stabilizuar, por kanë nevojë për trajtim mjekësor.
Ministria e shëndetësisë po bëhet gati të riktheje ish kirurgjinë në spital Covid, për të përballuar fluksin e pacientëve. Pritet që të rekrutohet përsëri stafi që shërbeu gjatë periudhës së dimrit në spitalet covid. /abcnews.al/