Spitali i Sidnei dërgon qindra rezultate të gabuara të testeve Covid

schedule15:23 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 15:23 - 28 Dhjetor, 2021

886 persona në Australi kanë marrë një përgjigje negative të testit për Covid. Por më pas ata u telefonuan nga spitali i Sidnei për të marrë vesh se në fakt ishin pozitivë dhe duhej të prisnin përgjigjen e analizave të tjera, shkruan BBC

Përgjigjet negative të testeve ishin të gabuara kështu që do të analizohen sërish. I njëjti spital i komunikoi 400 personave se ishin me Covid, por në fakt testet e tyre ishin negative. Disa nga të prekurit kanë shprehur shqetësimin se mund të kenë infektuar pa e ditur të dashurit e tyre gjatë Krishtlindjeve.

Numri i infektimeve të reja në vend është në rritje: Australia regjistron më shumë se 10 mijë infektime për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al