Të gjithë atyre pacientëve që e kanë të pamundur marrjen e shërbimit shëndetësor gjatë paradites spitali “Hygeia” në Tiranë iu vjen në ndihmë dhe pasdite.
Shërbimet ambulatore dhe vizitat me mjekët specialistë tashmë do të keni mundësi ti kryeni deri në orën nëntë të mbrëmjes nga e hëna në të premte.
“Pranë spitalit Hygeia deri në orën 21:00 do të gjeni ambulatorë dhe specialistë për të pasur mundësi të keni këto shërbime, të suportuara nga laboratori”.
Që të mos prisni në radhë Koordiantori i Urgjencës në spitalin Hygeia Dritan Dushaj sugjeron rezervimin paraprak në sekretarin e spitalit me numër telefoni 04 23 90 000 ose në adresat zyrtare në rrjetet sociale.
Kjo strukturë spitalore private ofron shërbime shëndetësore duke filluar nga analizat e thjeshta deri tek ndërhyrjet kirurgjikale më të ndërlikuara. /abcnews.al