Spitali Amerikan revolucion në mjekësinë shqiptare.

schedule14:20 - 8 Prill, 2019

schedule 14:20 - 8 Prill, 2019

Spitali Amerikan mbetet një nga pionierët revolucionarë të shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Ky spital ka një staf mjekësor me më shumë se 2700 profesionistë, por mirëpret edhe të gjithë të rinjtë profesionistë t’i bashkohen stafit të këtij spitali.

Spitali Amerikan është një nga asetet më të mëdha në vendin tonë, i cili ka sjellë një revolucion të vërtetë dhe modernizim të sistemit shëndetësor.

Edhe sot Spitali Amerikan, vazhdon të udhëhiqet nga vizioni për të përmirësuar sistemin shëndetësor, me mjekë profesionistë të jashtëzakonshëm.

Brunilda Zllami mjeke në  Spitalin Amerikan, shprehet se:

“Mjekë të kalibrave të jashtëzakonshëm që i janë bashkuar Spitalit Amerikan, qoftë nga Shqipëria, qoftë jashtë saj japin kontributin në sistemin mjekësor shqiptar. Kemi emra të jashtëzakonshëm në të gjitha fushave të Patologjisë, Kirurgjive dhe inovacionet janë pafund”.

Spitali Amerikan është një aset i vyer në mjekësinë shqiptare, i cili ka më shumë se 2700 profesionistë të kualifikuar në shërbim të pacientëve.

“Spitali Amerikan është  një aset për aksionerët e tij por edhe për shqiptarët, pasi ka sjellë revolucion dhe modernizim të shërbimit shëndetësor shqiptar. Jemi krenarë që kemi qenë pionerë të zhvillimit të sektorit privat shëndetësor në shqipëri dhe kemi frymëzuar investime të fuqishme dhe nga operatorë të tjerë”, thotë Amarda Kapaj, Drejtore Marketingu në Spitalin Amerikan.

Për të gjithë të rinjtë profesionistë, Spitali Amerikan është i hapur duke iu ofruar mundësi shumë të mira punësimi.

“Në një kohë kur ka një rrjedhje të madhe dhe një largim të madh të stafit shëndetësor mjekësor, jo vetëm nga Shqipëria por edhe në Evropën Juglindore drejt vendeve perëndimore, Spitali Amerikan është një mundësi shumë e mirë për të punuar në vend. Spitalin Amerikan është një aset që duhet mbështetur dhe mbrojtur nga të gjithë”, thekson ajo.

Strategjia dhe objektivi i Spitalit Amerikan në të ardhmen është edhe turizmi shëndetësor, duke krijuar premisat për staf mjekësor më të kualifikuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!