Ndërsa numri i rasteve me Covid-19 raportohet çdo ditë i lartë, autoritetet përgjegjëse kanë njoftuar se po përgatitet terreni për të pritur të sëmurë me Covid edhe në spitalet rajonale.
Mirëpo, duket se spitali i Fierit është larg kësaj strategjie. Gazetarja Valbona Davidhi raporton se për momentin ende spitali i Fierit nuk mund të mbajë apo trajtojë pacientët me Covid.
LEXO EDHE: Spitalet rajonale në pritje të infektuarve me Covid, 15 pacientë të shtruar në Durrës
Spitali nuk i ka kapacitete për të trajtuar pacientë, pavarësisht se ka mjedise të veçanta për ata të dyshuar me Covid.
Sipas gazetares, dhoma e skanerit është e njëjtë edhe për pacientët me Covid edhe për të tjerët. g.v/abcnews.al