Spitalet plot, Arbër Zaimi: Te covid-2 pasdite 8 pavione menaxhohen vetëm nga një mjek

schedule21:54 - 25 Shkurt, 2021

schedule 21:54 - 25 Shkurt, 2021

Strategjia e vaksinimit dhe situata në spitalet covid në Shqipëri ishte tema e emisionit mbrëmjen e sotme në “As pro, as kundër” të drejtuar nga Robert Aliaj në ABC. Deputetja socialiste Klodiana Spahiu nuk i pranoi kritikat për renditjen e Shqipërisë në rajon kur vjen puna e nivelit të vaksinimit, pasi tha se Tirana nuk ka pranuar doza ruse dhe kineze, pasi janë të pacertifikuara nga EMA dhe FDA.

E kam përjetuar shumë keq periudhën e tërmetit, tani ndodhi kjo që ndodhi. Kjo kontratë vaksinimi nuk qenka shumë e thjeshtë, vërtetë ka ecur Serbia shumë shpejt, por a do të pranonte realiteti ynë një vaksinë të pa certifikuar nga EMA (Agjencia Evropiane e Medikamenteve) dhe FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA). Ne kemi përdorur një strategji për të pranuar vaksinat e certifikuara dhe kjo ndoshta na ka penalizuar në numër. Nuk mendoj se jemi me ritëm të ngadaltë” tha ajo.

Analisti Arbër Zaimi u shpreh se në spitalin covid-2 ka mungesë mjekësh. Ai tha se shtretërit në këtë spital janë plot, por pasdite 8 pavionet i menaxhojnë vetëm një mjek dhe dy praktikantë.

Shqipëria është më keq se të gjitha vendet rrotull për menaxhimin e pandemisë, afër pikut, kulmit 98%, afër pikut të saj. Te covid-2 dy pas orës 2-3 pasdite kur ndryshohet turni është një mjek dhe 2 praktikantë që menaxhojnë 8 pavione. Ky nuk është menaxhim i mirë. A ka bërë thirrje shteti për ndihmë? Nuk po bëhet. Janë shtretërit plot. Më vjen keq se ne po na duket normale kjo situatë. Duhet të krahasohemi me vendet rrotull” tha ai.  / db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!