Spitalet në Brazil në kaos, mungon oksigjeni për pacientët me Covid-19

schedule15:27 - 15 Janar, 2021

schedule 15:27 - 15 Janar, 2021

Spitalet në Brazil, kryesisht në Manaus, po përballen me mungesë oksigjeni për pacientët që trajtohen nga koronavirusi, si dhe me një mungesë të stafit mjekësor.

Manaus po përballet edhe me një rritje të shpejtë të personave të infektuar, si dhe të atyre që po humbasin jetën.

Sipas mediave lokale, mjekët kanë paralajmëruar se shumë njerëz mund të humbin jetën për shkak të mungesës së oksigjenit dhe të stafit mjekësor. Deri tani, në Brazil kanë humbur jetën mbi 205 mijë persona, duke u bërë shteti i dytë më i goditur nga pandemia, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jessem Orellana, nga Instituti i Hetimit Shkencor Fiocruz-Amazonia, tha për AFP se në spitalet e Manaus ka mbaruar oksigjeni.

“Ne jemi në një situatë të tmerrshme. Nuk ka oksigjen dhe shumë njerëz po vdesin. Nëse dikush mund të na ndihmojë, të veprojë menjëherë, pasi situata është shumë e rëndë”, tha Orellana./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!