Spitalet mbushen me qindra të lënduar

schedule21:28 - 26 Nëntor, 2019

schedule 21:28 - 26 Nëntor, 2019

Në spitalet e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës po marrin ndihmë me qindra persona. Fluksin më të madh e mban ai i traumës në kryeqytet dhe në të ndodhen dhe disa në gjendje të rëndë.

Disa kanë marrë ndihmën e parë dhe janë larguar ndërsa të tjerët janë shtruar dhe vijojnë të marrin mjekim të specializuar. Mjekët kanë treguar se ndër pacientë ka pasur edhe persona që kanë shfaqur shenja ankthi dhe stresi post-traumatik.

Ndihmën e parë për disa të lënduar e ofruan falas dhe disa spitale private, si ai Amerikan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!