Spitalet Covid drejt ezaurimit, kryebashkiaku i Londrës shpall gjendjen e emergjencës

schedule15:42 - 8 Janar, 2021

schedule 15:42 - 8 Janar, 2021

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka deklaruar formalisht gjendjen e emergjencës në kryeqytetin e Britanisë së Madhe.

Shkak për këtë hap të Khan është bërë rritja drastike e rasteve me koronavirus ndërsa gjendja nëpër spitale është në prag të kaosit.

Khan shpalli gjendjen e “incidentit madhor” duke përdorur rolin e tij të dyfishtë i kryebashkiak dhe si kryetari i Forumit të Mbijetesës në Londër, pas diskutimeve me NHS London, autoritetet lokale, Shëndeti Publik në Angli dhe shërbimet e urgjencës në kryeqytet.

Deri më tani, Londra ka qenë zona më e prekur nga Covid-19 në Britaninë e Madhe, ndërsa rastet arrijnë pikun me ardhjen e dimrit. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!