Spitalet bojkotojnë punën, stafi i bashkohet mosbindjes civile në Mianmar

schedule11:29 - 3 Shkurt, 2021

schedule 11:29 - 3 Shkurt, 2021

Stafi në dhjetëra spitale në të gjithë Mianmar ndaloi punën të mërkurën për t’ju bashkuar fushatës së mosbindjes civile. Ata kundërshtojnë regjimin ushtarak të vendosur pas grushtit të shtetit, që dëboi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi.

Punonjësit në 70 spitale dhe departamente mjekësore në Naypyidaw, Yangon dhe qytete të tjera thanë se nuk do të punonin nën regjimin ushtarak, duke akuzuar gjeneralët për vendosjen e përparësive të tyre mbi ato të njerëzve të zakonshëm gjatë pandemisë.

“Ne nuk pranojmë t’i bindemi urdhrit nga regjimi i paligjshëm ushtarak i cili demonstroi se ata nuk kishin asnjë lidhje me pacientët tanë të varfër,” thanë organizatorët.

Një faqe në Facebook që koordinon fushatën grumbulloi gati 150,000 ndjekës brenda 24 orësh. “Ata nuk do ta ndalojnë këtë lëvizje derisa qeveria e zgjedhur të rikthehet,” tha Kyaw, një kirurg në spitalin e përgjithshëm West Yangon i cili ka hyrë në grevë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!