Spiropali për sekretaritë mësimore: Shërbejuni siç duhet studentëve

schedule15:02 - 30 Janar, 2019

schedule 15:02 - 30 Janar, 2019

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka akuzuar sekretaritë mësimore se nuk po japin informacionin e duhur studentëve. Nëpërmjet një deklarate për shtyp ministrja Spiropali nënvizoi se ka vonesa në në plotësimin e dokumenteve për studentët që trajtohen me ndihmë ekonomike.

“Duke i ndjekur me shumë vëmendje shqetësimit të studentëve dhe analizës së mijëra mesazheve na rezulton se ka një kakofoni. Nuk është plotësuar dokumentacioni për studentët që trajtohen me ndihmë ekonomike. Ka një kakofoni në lidhje me bashkitë. Tarifat do të paguhen për të gjithë studentët në universitet. Këto janë pasojat më të shëmtuara të zaptimit në disa fakultetet.

Në 30 janar duhet ta kishin përfituar shërbimet ata. Shqetësimi për studentët që aplikojnë për punë, të cilët nuk marrin informacion nga sekretaritë. Ju them: Të mos shqetësohen sepse afatin për punë po e shtyjmë dhe do ta shtyjmë për ta, bëjmë thirrje për rektorin që të garantojë mësim. Garantojmë studentët që jemi me ta dhe do ta kapërcejmë  edhe këtë pengesë të fundit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!