Spiropali: Opozita pret që t’i bjerë pushteti në prehër

schedule20:12 - 29 Janar, 2019

schedule 20:12 - 29 Janar, 2019

“Opozita mendon se pushteti do u bjerë në prehër, por në fakt qeverisja vjen me votë dhe kur e meriton”. Këtë përgjigje dha Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e pyetur për protestën e 16 shkurtit të opozitës, që kërkon rrëzimin e Edi Ramës.

Sipas saj protesta është një qasje destruktive ndaj institucioneve dhe një qasje kaotike dhe e dëmshme për opozitën dhe vendin.

“Bojkoti i parlamentit ka qenë një strategji e opozitës që nuk i ka çuar kund. Protesta është qasje destruktive ndaj institucioneve, nuk kuptohet arsyeja pse hyjnë e dalin dhe shumë faktorë që pse në disa komisione shkojnë dhe në disa jo. Marrin të njëjtën pagë, kur vijnë ose jo në parlament. Por se ata janë fiksuar me idenë se pushteti do u bjerë në prehër, në fakt qeverisja vjen me votë dhe kur e meriton. Tani bëhet fjalë për një protestë që do vijnë me autobusë. Kanë 4 vjet që shpalosin platformën e tyre për rrëzimin e Ramës dhe ja ku jemi. Ne jemi në punë, duke bërë ligje e reforma, nuk e dimë ç’po bëjnë këta, se këta nuk janë as në terren, as në komisione, as në Kuvend. Ja sheshi, ja mejdani, bujrum le të vijnë dhe të bëjnë protestën, po do ishte mirë që të bëheshin seriozë dhe t’u japin shpresë njerëzve”.

Përsa i takon reformës zgjedhore, Spiropali akuzon opozitën se nuk po e kryen këtë detyrë, ndërsa shprehu gatishmërinë e qeverisë për të bashkëpunuar me të gjitha grupet parlamentare.

“Nuk vijnë të shohin kodin zgjedhor, është minimalja. Nuk po vijnë  të kryejnë as këtë detyrë. Që është për të gjithë edhe për partitë e vogla, një qasje kaotike dhe e dëmshme për opozitën dhe vendin. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunpjmë me  të gjtha grupet parlamentare njësoj. Për të bërë tranparente projektligjet e qeverisë, për t’i prezantuar, për të parë impaktin që këto nisma kanë dhe jemi në dispozicion të tyre”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!