Ministrja për parlamentin Elisa Spiropali e pranishme në samitin e Berlinit ka folur në studion e Mbrëmje në ABC News për takimin e kryeministrit Rama me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila sipas saj ka dhënë mbështetje për hapjen e negociatave.
“Takimi me Merkel ishte i hapur, i sinqertë e prodokutiv. Dy takime zhvilloi merkel me Ramën e Zaev. Qartazi Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë vëmendje nga Gjermania. Në momentin që ne jemi zhvillohen zgjedhjet evropiane dhe ndjeshmëritë janë të shtuara, kërkojnë një maturi të plotë dhe kancelaria nuk mund të shprehej paraprakisht para raportit të KE apo Bundestagut gjerman, por vullneti i saj është i plotë dhe takimi ishte produktiv”.
E pyetur nëse në takimin e Ramës me kancelarin gjermane u fol për situatën në Shqipëri, Spiropali tha se liderët si Merkel nuk negociojnë me shantazhues.
“Jo nuk u fol, se ishte e qartë Merkel për situatën në Shqipëri dhe liderët si Merkel nuk negociojnë me shantazhues, që duan të marrin peng sistemin”.
Për Spiropalin PD dhe LSI po lobojnë kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë për të përfituar elektoralisht.
“E them me përgjegjësi të plotë se opozita ka punuar intensivisht kundër interesit të Shqipërisë. Mendja e tyre e ngushtë përkthehet se dështimi i Shqipërisë është dështimi i Ramës, është dështimi i qeverisë. Nuk ka ende asnjë metër që të masë atë që ke ne mëndje e zemër. Ata ngrejnë pyetje a e duan këta njerëz vendin e tyre”?
Sipas saj përpjekjet për destabilim janë forca kundër interesit kombëtar.
“Opozita mendon që interesi elektoral nuk përputhet me atë kombëtar se duke dëmtuar Shqipërinë do përfitojë vetë elektoralisht”, ndërsa apeloi për kthim te politika kombëtare në inters të vendit”.
Gjatë bisedës me Merkel është folur edhe për situatën në Ballkan dhe bashkëpunimin rajonal, por jo për korrigjim kufijsh.
“Takimi i fokusuar te bashkëpunimi rajonal dhe Kosovë-Serbi. U diskutua për nevojën e një zgjidhjeje”.
Ka patur bisedë për shkëmbim territoresh?
“Nuk është folur për korrigjim kufijsh. Janë idetë e mediave, por nuk ka ansjë draft konkret me të cilat mund të dialogohet. Serbia duhët të repsektojë të drejtën e Kosovës për t’u njohur. Taksa që iu vu Serbisë ishte klithmë për të ndalur këtë”. /abcnews.al