Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spiropali: Deklaratat se në spitale nuk ka ujë janë legjenda

schedule20:43 - 15 Janar, 2021

schedule 20:43 - 15 Janar, 2021

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në emisionin Bardh A Zi në ABC i ka cilësuar deklaratat që në spitalet në vend nuk ka ujë, legjenda. Ajo u shpreh se në Shqipëri të gjithë përfitojnë shërbimin shëndetësor falas pavarësisht nëse janë apo jo të siguruar. Spiropali shtoi se gjatë qeverisjes së PS, me goditjen e monopoleve çmimet e ilaçeve kanë rënë.

“235 mijë vende pune janë regjistruar më shumë se në 2013. Për ato  që ne kemi premtuar janë në rrugën e duhur dhe kemi bërë më shumë ne në 7 vite se në 25 vite tranzicioni. Që në 2013 motoja jonë ka qenë të bëjmë shtet. Shëndetësia falas ka vetëm një koncept si matet. Nëse ata që janë të pasiguruar marrin apo jo shërbim shëndetësor parësor.

Sot nuk ka asnjë njeri që nuk e merr këtë shërbim. Çmimet e ilaçeve kanë rënë dhe monopolet morën një goditje serioze.  Ne besojmë se është e drejtë që të gjithë të marrin trajtim mjekësor.  Nëse hyjmë këtu me legjenda se iku uji atëherë është çështje tjetër. Spitalet me gjendjen që kishin në 2013 dhe si janë sot nuk kanë krahasim. Operacionet përpara bëheshin me mjete primitive”, tha Spiropali./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!